Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ditën e djeshme ka paralajmëruar se do ta padisë ish- deputetin Milaim Zeka për disa deklarata të dhëna. Lajmin e ka bërë publik, këshilltari i Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu.
E ky paralajmërim nga ministrja Haxhiu, ka bërë që Zeka të hedh akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Ish-deputeti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se krerët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë shpifur për Astrit Deharin, për demarkacionin, për Amerikën dhe BE-në.
Sipas Zekës, kjo parti në pushtet ka ardhur me shpifje, abuzim dhe dhunë.
Ja shkrimi i tij:
Rreth shpifjes
11 mi km katror te Kosoves, me i kthy ne milimetra, edhe nuk munden me u barazu me shpifjet e krereve te VV-se. Prandaje kur flasin keta per shpifje, sinqerisht ta shpifin.
Kane shpife per lufte. Kan shpife per demarkacion, per pavaresi, per Ahtisarin, per Ameriken e BE, per Astrit Deharin, per Flamurin e Kosoves, e mbi te gjitha kane shpife per gjoja ekzistimin e nje marreveshje per ndarjen e Kosoves, ne mes Thaçit e Vuqiçit. Kur e pyeten Kryeministrin Kurti, ku ashte marreveshja, tha nuk e dine, sepse nuk e ka pa!!! Aha, demek, kryeministri po na folka me llafet e BIA- serbe!
VV-ja me tri gjana erdhi ne pushtet: shpifje, abuzim, dhune!