13 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Përveç që hoqi tarifën ndaj Serbisë, Qeveria sonte mori edhe një vendim tjetër

Rekomandime

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, sonte ka mbajtur mbledhje, ku ka vendosur që të heqë pjesërisht tarifën ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

- Advertisement -

“Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 14-të korresponduese, të ftuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka marrë vendim për plotësim-ndryshimin e vendimit nr.01/76 të 21 nëntorit 2018, i ndryshuar me vendimin nr. 06/82 të 28 dhjetorit 2018”, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

“Sipas këtij vendimit lirohen nga masa e përcaktuar me pikën 1 të vendimit të Qeverisë nr. 01/76 të 21 nëntorit 2018, i ndryshuar me vendimin nr.06/82 të 28 dhjetorit 2018, importet e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina”, thuhet në një njoftim.

Zyra e Kryeministrit po ashtu ka njoftuar se “deri më 1 prill 2020, Qeveria do të nxjerrë vendim për të shfuqizuar vendimet nr. 01/76 të 21 nëntorit 2018 dhe 06/82 të 28 dhjetorit dhe për të vendosur masa të reciprocitetit të plotë në marrëdhëniet me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën në të gjitha çështjet”.

- Advertisement -

Në njoftimin e ZKM’së është bërë e ditur se “në këtë mbledhje Qeveria ka marrë vendim për aprovimin e projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Nr.04/L-123 të Procedurës Penale i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.06/L-091”.

“Çështjet kryesore që trajtohen në këtë plotësim ndryshim të Kodit të Procedurës Penale, janë çështjet e afateve kohore të hetimit për gjykimet në mungesë për shkak se gjatë zbatimit të kësaj dispozite janë paraqitur pengesa për institucionet e drejtësisë. Projektligji dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim”, sqaron njoftimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit