22 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Vetura që mori flakë dje në Prishtinë, ishte e këngëtares së njohur

Rekomandime

 

- Advertisement -

Vetura e cila u dje mbrëmë në Prishtinë afër Qendrës së Studentëve, ka qenë e këngëtare Ana Kabashi, e cila e ka konfirmuar vet këtë në një postim në Instagram, shkruan Gazeta Metro.

Një veturë e tipit Mercedes-Benz, është kapluar nga zjarri dje pranë Qendrës së Studentëve në Prishtinë, saktësisht te Menza.

Vetura kishte filluar të përfshihej nga zjarri, ku fillimisht është tentuar nga qytetarët në vendin e ngjarjes që të shuhet zjarri por që nuk kishte sukses.

- Advertisement -

Ndërkaq pak minuta më vonë, në vendin e ngjarjes kanë ardhur njësitë e Zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës, ku kanë arritur me sukses që ta shuajnë zjarrin në këtë veturë.

Kjo veturë ka qenë e këngëtares së njohur, Ana Kabashi e cila edhe e ka konfirmuar në Instagram, duke thënë se kanë qenë qytetarët që i kanë shpëtuar atë dhe pasagjerët e tjerë.

- Advertisement -

“Mire jemi, gjalle jemi pa asnjë pasoje! Na pastë mar te ligat!Po du me i falenderu dy djemtë që nuk ja di as emrat tash, te cilët na kanë lajmërua qe po na kallet kerri tu bërtit dilni prej kerrit, po ashtu kalimtaret tjerë qe u munduan me ndal zjarrin pa e mendu rrezikun e vet! Gjithashtu edhe Policinë e Kosovës, Zjarrfikëset dhe Ndihmën e Shpejt (Ambulancën) qe erdhën shume shpejt dhe u kujdesen per sigurinë tone dhe te gjithëve qe ishin aty afër! Faleminderit Zotit jemi mirë”, janë fjalët e Anës.

Më poshtë edhe postimi tjetër i saj në Instagram

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit