3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Eurodeputetët paralajmërojnë politikanët në Kosovë: Mos bëni manovra

Rekomandime

Disa eurodeputetë, përmes një letre drejtuar politikanëve në Kosovë, kanë apeluar që të mos keqpërdorin situatën me pandeminë e koronavirusit për të bërë manovra politike.

Përmes këtij apeli, ata kanë thënë se manovrat politike për vendin në këtë kohë do të dëmtonin shumë shtetin, reputacionin e tij dhe rrugën drejt demokracisë e lirisë.

- Advertisement -

Nënshkruesit e këtij apeli ftojnë të gjithë akterët e përfshirë në politikat e Kosovës që të qëndrojnë të qetë dhe të matur.

Situata aktuale bart rrezik të lartë të eskalimit.

Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës u rrëzua me mocion në Parlament në një procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Gjithsesi, formimi i shpejtë i një qeverie të re në mes të pandemisë kërcënon të ardhmen e institucioneve ende të brishta të vendit”, thuhet në letrën e eurodeputetëve.

“Besimi në liderët politikë të këtij riorganizimi qeveritar ka rënë ndjeshëm brenda e jashtë vendit.

- Advertisement -

Çdo formim i Qeverisë së re duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të ketë legjitimitet përmes mbështetjes së një shumice të zgjedhur në zgjedhjet demokratike”, thuhet tutje aty.

Ata kanë renditur këto pika kryesore:

Nënshkruesit përkrahin një përafrim në shkallë të barabartë në dialogun dhe konsolidimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë. Gjithsesi, modalitetet e këtij procesi nuk duhet të çojnë në amnisti të përgjithshme krimet e kryera të luftës dhe jo ende të proceduara.

Nënshkruesit kërkojnë nga liderët politikanë të përmbahen nga çdo lloj marrëveshje të shpejtë mes Serbisë e Kosovës nëse ajo rrezikon destabilizimin e rajonit. Kjo do të ishte sidomos nëse ofrohet ndarja etnike mes shteteve. Një marrëveshje e tillë duhet të ketë përkrahjen e popullit dhe të forcojë ligjin e demokracinë përtej kufijve etnikë.

Nënshkruesit fuqishëm rekomandojnë që parimet e demokracisë të respektohen në mënyrë që të ketë zgjidhje të situatës politike. Shpresojmë dhe besojmë në fuqinë e institucioneve dhe Gjykatës Kushtetuese që t’iu përmbahet këtyre parimeve. Përndryshe, s’ka mënyrë tjetër të sqarimit të vullnetit të popullit, me anë të zgjedhjeve të reja sapo të lejohet për shkak të situatës. Vetëm një qeveri me legjitimitet demokratik mund të nxjerrë vendin nga kjo krizë politike.

Nënshkruesit kanë shprehur edhe vullnetin e pastër për të përkrahur Republikën e Kosovës në rrugën drejt sundimit të ligjit, demokracisë, paqes, stabilitetit e lirisë. “Ne kuptojmë frustrimin e madh të qytetarëve të Kosovës për rastin e humbur. Jemi sot dhe nesër në anën e atyre që duan të shohin një kthesë të re politike. Gjithsesi, duke parë situatën aktuale shëndetësore, ne kërkojmë nga populli i Kosovës të mos nxjerrë zemërimin nëpër grupe në rrugë, por të gjejnë forma të tjera proteste”.

E ardhmja e Kosovës është në partneritet me Evropën dhe në rrugë të përbashkët në luftimin e korrupsionit dhe promovimin e mirëqeverisjes.

Është e qartë për ne, gjithsesi, se kjo kërkon vullnetin e qartë të atyre që janë në pushtet në Kosovë. Intrigat politike si ajo aktualja po humbin durimin dhe vullnetin për të ofruar përkrahje të mëtejme.

Liderët politikë në Kosovë duhet të jenë në dijeni për këtë përgjegjësi”, përfundon reagimi i tyre.

Reagimi i tyre vjen një ditë pasi presidenti Hashim Thaçi dekretoi Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër. Lëvizja Vetëvendosje dërgoi në Kushtetuese këtë dekret, ndërsa LDK-ja ka kërkuar mbajtjen e seancës së Kuvendit për të votuar formimin e Qeverisë të shtunën.

Nënshkruesit janë:

Cédric Wermuth, deputet i Parlamentit të Zvicrës

Nezahat Baradari, eurodeputet, Gjermani

Viola von Cramon, eurodeputete, Gjermani

Tanja Fajon, eurodeputete, Slloveni

Knut Fleckenstein, ish-eurodeputet, Gjermani

Romeo Franz, eurodeputet, Gjermani

Metin Hakverdi, Gjermani,

Evin Incir, Suedi,

Ueli Leuenberger, Zvicër

Fabian Molina, Zvicër

Kati Piri, Holandë

Andreas Schieder, Austri

Johannes Schraps, Gjermani

Stefan Schwartze, Gjermani

Thomas Waitz, Austri

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit