9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Eurodeputeti McAllister “Godet” BE-në: Të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Rekomandime

Eurodeputeti i Parlamentit Europian, David McAllister, gjatë Konferencës Vjetore “State of the Union”, organizuar nga Instituti i Universitetit Europian, ka hedhur kritika ndaj Bashkimit Evropain, duke thënë se duhet të mbajë premtimet për liberalizimin e vizave për Kosovën apo integrimin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij tha se vonesat e bëra në lidhje me këto çështje e ulin kredibilitetin e unionit.“Dua të flas për përgjegjësinë e BE.

- Advertisement -

Duhet të funksionojmë në mënyrë efikase si komunitet, pa standarde të dyfishta brenda dhe jashtë BE. Sundimi i ligjit, solidariteti, etj, janë themelet mbi të cilat është bazuar fuqia e BE. Vonesat e bëra nga vetë vendet e BE ulin kredibilitetin.

Këtu përmend liberalizimin e vizave për Kosovën, por edhe integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne duhet të mbajmë premtimet tona.

Shpresoj që këtë mandat të bëjmë çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, u shpreh eurodeputeti, shkruan oranews.

- Advertisement -

Kujtojmë se Kosova ka kohë që i ka plotësuar kushtet për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, megjithkëtë sot qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë që kanë mbetur ende të izoluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit