11.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Familja Kryeziu me 20 hektarë të mbjella me arra dhe po u sjellin përfitime të mira

Rekomandime

Bujqësia në Kosovë dita e ditës po shënon rritje me kultura të ndryshme, një kulturë të veçantë në vendin tonë po bënë familja Kryeziu nga Mleqani i Komunës së Malishevës e cila ka të mbjellur 20 hektarë me arrë.

Fshati Mleqan po bëhet atraktiv me kultivimi e arrës vetëm familja Kryeziu ka të mbjellura 20 hektarë, e cila po vazdhon me punën dhe rritjen e kësaj hapësire dhe me çka është siguruar tregu eksportues dhe vendor, fermeri Avdyl Kryeziu rrëfen për punën dhe kultivimin e tyre.

- Advertisement -

“Ne i posedojmë 20 hektarë arra që 7 vite dhe kemi pasur probleme me motin pasi që ishte një mot i ligë por kemi arritur që brenda 8 ditëve të përfundojmë vjeljen falë nipave, tezakëve, rendimentet kanë qenë të kënaqeshme, tregun e kemi të sigurt me dy shtete dhe se fundi kemi biseda me shtetin Zviceran, a saj përket nga shteti vendor kemi vetëm subvecione asgjë tjetër është shprehur Avdyl Kryeziu.

Por kjo familje dhe shumë të tjera që jetojnë në atë pjesë probleme me rrugën e cila është e pasfaltuar e cila po bënë probleme si banorëve po ashtu edhe familjes Kryeziu në biznesin e kultivimit të arrës, ku kultivuesi i arrës thotë se pluhuri i dëmton në masë te arrat.

Për më shumë ndiqeni videon:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit