8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Fati i snajperistit më “vdekjeprurës” i mbuluar nga “mjegulla” e Iuftës

Rekomandime

Fati i kanadezit Oliver Lavigne-Ortiz, i njohur si Wali, i cili është bërë i famshëm dhe shumë e kanë quajtur atë si snajperin më vdekjeprurës në botë, vijon të mbetet i mbuluar nga mjegulla e Iuftës.

- Advertisement -

Wali, një veteran i ushtrisë kanadeze, për disa mercenar e për të tjerë hero, ka marrë pjesë në luftëra të ndryshme në botë si në Afganistan e Siri.

Pak ditë më parë, bëri bujë lajmi se ai ka mbërritur në Ukrainë për të luftuar kundër ushtrisë së Vladimir Putin.

Megjithatë, menjëherë pas mbërritjes ai u zhduk.

- Advertisement -

Rusia pretendon se ai u eleminua vetëm pak ditë pasi hyri në Ukrainë, ndërsa për Kievin ai është ende aktiv.

Megjithatë, këto janë thashetheme dhe propagandë.

- Advertisement -

Një tjetër lajm që është përhapur me shpejtësi edhe pse i pa konfirmuar, thotë se ai mund të ketë bërë një gabim shumë të madh.

Wali mund të ketë bërë publik vendndodhjen e tij dhe kjo mund t’i ketë kushtuar jetën.

Ai ka bërë intervista të shumta në afërsi të zonës së Iuftimit.

Në parim, do të ishte befasuese dhe e pafalshme, që një Iuftëtar me përvojë të bënte një gabim të tillë.

Megjithatë, mund të kenë ndikuar edhe konfliktet e mëparshme me talebanët apo me Iuftëtarët e lSlS, të cilët nuk kishin sisteme të sofistikuara për të gjurmuar kundërshtarin./A2CNN

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit