2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

FIet transgjinorja e parë në Kosovë: Qe 35 vite jetoj si grua, 13 vjeçe prindërit më përzunë nga shtëpia

Rekomandime

Një nga personat që konsiderohet si transgjinorët e parë në Kosovë, ka vendosur të flasë publikisht për jetën e saj.

Ajo ka thënë se ka 35 vjet që jeton si grua. Ajo thotë se është kosovarja e parë transgjinore që flet për këtë temë.

- Advertisement -

“Nuk kam qenë asnjëherë në media se nuk kam dashur ta shpall veten që jam transgjinore e Kosovës, por erdhi momenti sepse shumë të rinj transgjinor ka në Kosovë dhe nuk kanë guxim me shfaqë veten. Kjo është arsyeja pse kam folur publikisht”, thotë ajo.

Ajo rrëfen se është nxjerrë nga shtëpia në moshën 13 vjeçare.

“Kam vendos me jetu si femër nga mosha 12 vjeçare, por familja nuk më lejonin dhe kam pasur probleme prej familjes. 13 vjeçare dola prej shpisë, kam nejtë nëpër rrugë. Kom pas probleme shumë, por i kam pas nja dy shoqe transgjinore, kom nejtë shumë me to”, shprehet ndër të tjera ajo.

- Advertisement -

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit