Presidenti historik, pa reshtur Iuftoi për bërjen shtet të Kosovës, e këtë e bënte me vizionin e tij largpamës, duke kërkuar gjithnjë paqe para miqve ndërkombëtarë, shkruan Indeksonline.
Në vazhdim iu sjellim një video, ku fjalimi i ish-presidentit ngriti në këmbë deputetët e Parlamentit Evropian.
Ndër të tjera Rugova flet për Pavarësinë e Kosovës, ku thotë:
Unë do të doja të theksoj që zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia, kuptohet me të gjitha garancitë për serbët që jetojnë në Kosovë.
Pavarësia e Kosovës do të lejojë kthimin e paqes dhe stabilitetit ne këtë pjesë të Evropës, duke filluar me Shqipërinë, Maqedoninë e madje edhe Serbinë.