0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Formula 1 në Shqipëri? Balla: Çfarë po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan

Rekomandime

Një automoto park po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan. Ditën e sotme është zhvilluar një takim zyrtar prezantues me pjesëmarrjen e drejtuesve të DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA.

- Advertisement -

Lajmin e ka dhënë deputeti socialist Taulant Balla, sipas të cilit ky projekt do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA-s. Sipas Ballës, automoto parku është hap historik.

“Cirkuiti i parë shqiptar me pistë 5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK! Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta”, shkruan Balla.

Investimi sipas tij do të përfshijë edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor.  Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e qeverisë shqiptare. Për këtë takim ka reaguar edhe drejtuesi i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja. “Formula 1 në Shqipëri? Think BIG! Ëndrrat nuk realizohen nëse nuk synojmë LART”, shkruan ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit