1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Frikë nga Rusia se i vjedh teknologjinë e avionit të rrëzuar në Mesdhe, Britania kërkon ndihmën e SHBA

Rekomandime

Britania e Madhe i ka kërkuar ndihmë SHBA-së për kërkimin dhe rikuperimin e avionin luftarak të rrëzuar në Mesdhe, me qëllim që teknologjia sekrete që ai ka të mos bjerë në duart e rusëve.

Avioni i Forcave Ajrore Britanike “F-35B Lightning II” është një prej 24 që SHBA-ja i ka dhënë Britanisë. Ai u rrëzua në Detin Mesdhe të mërkurën, ndërsa piloti arriti të shpëtonte duke u hedhur.

- Advertisement -

Sipas “The Times of London”, avioni është i pajisur me teknologji sekrete dhe mendohet se nuk ka rënë në një thellësi të madhe dhe për këtë arsye ushtria britanike ka kërkuar asistencën e ekipeve amerikane.

Gara tashmë është lokalizimi i avionit 130 milionë dollarësh dhe tërheqja e mbetjeve të tij përpara se të gjendet nga Rusia e cila ka ende një bazë detare në Mesdhe në portin sirian të Tartus.

Skuadroni i 5 i Marinës ruse që operon në këtë bazë është i pajisur me disa lloje nëndetësesh përfshirë ato bërthamore që mund të bien në gjurmët e avionit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit