1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gashi: Të gjithë shqiptarët që nuk e shesin identitetin kombëtar për identitet fetar janë vëllezërit e mi

Rekomandime

Për analistin Lirim Gashi vëllëzër janë të gjithë ata që nuk e shesin identitetin shqiptar për identitetin fetar.

- Advertisement -

Gashi përmes një postimi në Facebook u shpreh se nuk ka asnjë ndikim nëse këta ‘vëllezër’ i përkasin PDK, LDK, AAK apo LVV.

“Feja është abuzimi më i madh i besimit të sinqertë të njerëzve në Zot, sepse loja me frikën dhe emocionet e tyre i bën ata jo vetëm robër të figurës hyjnore të imagjinuar në mendjet e njerëzve analfabetë të epokës së skllevërve, por edhe mëkatarë vetëm pse kanë lindur pa i pyetur askush”, shkroi ndër të tjera analisti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

- Advertisement -

Të gjithë shqiptarët që nuk e shesin identitetin e tyre të vërtetë kombëtar për identitet të rremë fetar janë vëllezërit e mi të dashur, pavarësisht se cilës parti politike i përkasin, sepse nuk kanë lindur si LDK, Pdk, Vetëvendosje dhe AAK, por si shqiptarë.

Mund të kemi dallime në mendime, perceptime, pikëpamje, analiza, diagnoza, vizione, parashikime, botëkuptime, qëndrime dhe veprime, por gjërat që na dallojnë janë qershi mbi torte, në krahasim me katrahurën e çmendur mesjetare fetare që e masakron në këtë kohë jo vetëm optikisht por edhe në thelb ADN-në tonë biologjike, kulturore, arsimore, sociale, pedagogjike, veshmbathore, infrastrukturore, gjeografike, sociologjike, gjeopolitike dhe gjeostrategjike.

- Advertisement -

Feja është abuzimi më i madh i besimit të sinqertë të njerëzve në Zot, sepse loja me frikën dhe emocionet e tyre i bën ata jo vetëm robër të figurës hyjnore të imagjinuar në mendjet e njerëzve analfabetë të epokës së skllevërve, por edhe mëkatarë vetëm pse kanë lindur pa i pyetur askush.

Zoti i feve abrahamike është një gllabërues i fëmijëve të tij, sepse ai u krijua në mendjet e gllabëruesve, gjë që u vërtetua gjatë mesjetës së mëvonshme ose errësirës më të madhe në historinë njerëzore.

Pse?

Sepse pikërisht në atë kohë ishte në pushtet kleri fetar.

Feja është në të vërtetë një politikbërie primitive që, duke abuzuar me frikën dhe emocionet e besimtarëve që i frikësohen dënimit më ferr pas vdekjes, grumbullon pasuri të pamatshme për klerikët parazitë, pedofilë dhe monstruozë që e perceptojnë veten si pronarë të së vërtetës absolute.

Nuk është rastësi që kombet më të lumtura, më të pasura, më të avancuara, më të lira, më të shëndetshme dhe më të suksesshme në botë janë ato që nuk sundohen nga klerikët fetarë.

Ky është mendimi im dhe as nuk duhet ta merrni parasysh, e lëre më ta ktheni në mënyrën tuaj të jetesës, sepse marrëzia nuk ndalohet me ligj, dhe të qenit budalla është një parakusht optimal për lumturinë budallaqe në stilin Aviv Aviv. .

Por lumturia e budallait është euforike dhe jetëshkurtër sepse digjet shpejt si kashta dhe dënohet tepër rëndë nga inteligjenca e qëndrueshme e njerëzve të zgjuar që kur e shohin se po bëhet e rrezikshme për qytetërimin, ia lënë grazhdin pa sanë, krune dhe taxhi si lopës dhe më pas asgjë nuk i ndihmon të rifitojë mëshirën e tyre.

Njerëzit e mençur nuk e ngatërrojnë kurrë besimin e sinqertë në Zot me fenë, e cila është pengesa më e madhe për një lidhje të drejtpërdrejtë, të thellë, të sinqertë dhe intime midis njeriut dhe Zotit (natyrës).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit