2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gastronomët i shpallën “Non Grata”, gazetarja iu çon kafe me mëngjes Hotit e Zemajt

Rekomandime

Shoqatës së Gastronomëve nuk iu kanë pëlqyer masat e reja që ka prezantuar dje qeveria.

Për këtë arsye nga kjo shoqatë i kanë shpallur “Non Grata” komplet kabinetin qeveritar.

- Advertisement -

Rrjedhimisht, të njejtëve nuk do t’iu shërbet kafe nëpër lokale.

Megjithatë, kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot arritën që të pinë kafen e mëngjesit.

Në një paraqitje që patën nga Klinika Infektive pas konferencës për media, Hotit dhe Zemajt nga një gazetare e televizionit Kanal 10 iu janë dërguar disa kafe.

- Advertisement -

E njëjta tha se po solidarizohet me ta pasi u shpallën “Non Grata” nga gastronomët./Express/

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit