0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Gazeta serbe: Lobistët amerikanë, përfshirë Grenellin, janë paguar nga Serbia 1.3 milionë dollarë

Rekomandime

Pas akuzave se ish-drejtori i inteligjencës amerikane si dhe ish-i dërguari special në negociatat e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ishte paguar nga qeveria e Serbisë për të lobuar për interesat e tyre u ngritën reagime shumë të forta. Ka qënë vetë Grenell që ka thënë se akuzat e opinionistit serb Dusan Janjic se ai paguhet nga Serbia janë të pavërteta.

Megjithatë gazeta serbe Nova duket se nuk mendon kështu. Ata kanë bërë një lajm për Grenell dhe Matthew Palmer përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor dikur. Duke mbajtur titullin “Grenel dhe Palmer kontaktuan lobistët amerikanë, morën nga 1.9 milionë nga Serbia”, ata shpjegojnë si ka funksionuar gjithçka.

- Advertisement -

Në lajm portali serb shkruan se për tre vjet lobim në SHBA, Oda Ekonomike e Serbisë (PKS) i ka paguar kompanisë “Yorktown Solutions LLC” 1.3 milionë dollarë dhe deri në fund të vitit 2022 do të ndajë edhe gjysmë milioni dollarë për shërbimet e saj.

Shkrimi i plotë në portal:

- Advertisement -

Në regjistrin zyrtar amerikan FARA, në të cilin janë regjistruar të gjithë lobistët nga SHBA dhe janë publikuar kontratat e tyre, nuk ka asnjë informacion se Qeveria e Serbisë ka bërë marrëveshje me një shtëpi lobimi në atë vend. Mirëpo, këtë e ka bërë Oda Ekonomike e Serbisë, e cila ka lidhur disa kontrata me kompaninë “Yorktoën Solutions” për vitet 2019, 2020, 2021 dhe 2022. E fundit është nënshkruar vetëm tetë ditë më parë. Sipas dokumentit, kompania është e detyruar të ofrojë “këshilla strategjike në lidhje me temat e trajtuara nga SCC, të cilat ndikojnë në marrëdhëniet ekonomike SHBA-Serbe”. Kjo përfshin, siç thuhet më tej, “çështjet e menaxhimit dhe çështjet e qeverisë, të cilat pritet të përfshijnë kontakte me zyrtarë të qeverisë amerikane dhe përfaqësues të sektorit privat përkatës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit