Gazetarja amerikane që mbulon Ballkanin, Valerie Hopknis, ka reaguar pas deklaratave të djeshme të presidentit amerikan, Donald Trump, se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, janë përqafuar dhe puthur brenda Shtëpisë së Bardhë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik.
Hopkins ka pyetur se pse askush nuk po e shfaq atë video me arsyetimin se mezi pret të shoh një skenë të tillë për të cilën flet Trump.
“Pse askush nuk e tregon videon ku presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti përqafohen dhe puthen në Zyrën Ovale. Me padurim po e pres këtë pamje”, ka shkruar ajo.
Presidenti amerikan Trump gjatë fushatës së tij në Nebraska ka thënë se ka ndalur konfliktin 400 vjeçar mes Kosovës dhe Serbisë dhe se Hoti e Vuçiq janë përqafuar e puthur brenda Zyrës Ovale.
“Ata kanë luftuar për 40 vjet. Unë mendoj se ata kanë luftuar për 400 vjet, a doni ta dini, por ata kanë qenë duke luftuar për një kohë të gjatë.
Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Krejt papritmas, dy muaj më parë, ata ishin në Zyrën Ovale, duke u përqafuar e duke u puthur, ishte e lehtë”, ka thënë në fund Trump.
!!!! Why did no one show the video of President Vučić and PM Hoti hugging and kissing in the Oval Office?!?! I am eagerly awaiting this footage. https://t.co/jL78KyIxZX
— Valerie Hopkins (@VALERIEin140) October 28, 2020