1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjashtë gabimet trashanike që çojnë në yndyrosjen e flokëve

Rekomandime

Nëse ndjeni se flokët ju yndyrosen brenda ditës që i lani duhet të ndryshoni diçka në rutinën tuaj të kujdesit të flokëve, sepse diçka po bëni gabim.

- Advertisement -

Përgjigjja nuk është t’i lani më shpesh, apo të përdorni shampo të thatë, sepse janë shumë faktorë të tjerë, që as jua merr mendja, që nxisin prodhimin e tepërt të yndyrës në skalpin e kokës. Më poshtë Living do të listojë gabimet më të shpeshta

1. Nuk e pastroni mirë lëkurën e kokës

Ashtu si mos larja e fytyrës mund të çojë në bllokimin e poreve, ashtu dhe pastrimi jo i mirë i skalit të kokës mund të çojë në grumbullimin e baktereve të padëshirueshme që bllokojnë folikulat e flokëve.

- Advertisement -

2.I lani shumë shpesh

Nga ana tjetër, larja e shpeshtë e flokëve mund të jetë një arsye përse ju yndyrosen shumë shpejtë. Duke i hequr yndyrën natyrale, flokët do të kundërpërgjigjen duke prodhuar edhe më shumë yndyrë.

- Advertisement -

3. Jeni duke e aplikuar gabim balsamin
Flokët kanë nevojë për balsam për t’i mbajtur ato të buta e të shëndetshme, por nëse keni flokë të vajosur, duket të shmangni aplikimin e zbutësit që në rrënjët e flokëve, pasi kjo mund të nxisë prodhimin e yndyrës.

4. Mos i lani flokët me shumë ujë të nxehtë

Lëkura e kokës mund të thahet nga uji i nxehtë, duke rezultuar në mbiprodhim të yndyrës! Në të vërtetë, dermatologët rekomandojnë që shpëlarja juaj e fundit duhet të jetë me ujë të ftohtë, i cili mbyll poret e flokëve.

5. Produktet tuaja janë shumë të rënda

Produkte si dylli, kremrat dhe vajra mund të bëjnë flokët tuaj edhe më të yndyrshëm. Kini kujdes me sasinë që përdorni dhe mos e filloni aplikimin e tyre që nga rrënjët.

6. I drejtoni dhe i krihni shumë shpesh flokët

Lajme të këqija për të varurat nga pjastra. Rezulton që mjetet e nxehta stiluese thajnë së tepërmi flokët duke përshpejtuar krijimin e yndyrës. Gjithashtu mbi-krehja, ashtu si mbi-larja mund të stimulojë yndyrosjen e flokëve. Mbajini duart larg flokëve dhe kapini sa më shpesh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit