4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Gjejnë portofolin e mbushur me para, e paparë çfarë bëjnë këtu dy motra nga Saranda

Rekomandime

Një rast i bukur, pozitiv, qytetarie dhe shembull për t’u marrë nga të tjerët, është demostruar ditët e fundit në qytetin e Sarandës.

Protagoniste të një ngjajeje “për të hequr kapelen”, janë bërë dy motra.
Dy motrat Mimoza dhe Margarita Xharo kanë gjetur portofolin e një pushuesi pranë portit të Sarandës.

- Advertisement -

Pavarësisht se në portofol gjendej një shumë e konsiderueshme të hollash, ato nuk e menduan dy herë, por e dorëzuan menjëherë në Komisariatin e Policisë Kufitare.

Autoritetet, më tej, kanë kontaktuar me personin i cili kishte humbur portofolin.

Brenda në portofol, veç parave, gjendeshin edhe të gjitha dokumentet që ai dispononte. Pavarësisht se personi e mori portofolin, ai është në kërkim të dy zonjave për të shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e tij për këtë rast.

- Advertisement -

Personi në fjalë, sipas SarandaWeb, thotë se humbja e dokumenteve do t’i shkaktonte një stres dhe humbje të madhe kohe deri në përtëritjen e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit