1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gjenerali amerikan: Ndaluam spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës

Rekomandime

Intervenimi i NATO-së në SRJ ka ndihmuar ndalimin e spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës ka thënë gjenerali amerikan Frederik Ben Hoxhis, që ishte komandant i forcave amerikane në Evropë, duke shtuar se aksioni i NATO-së krijoi mundësinë për liderët e matur të gjejnë zgjidhje politike.

- Advertisement -

Në pyetjen nëse ka pasur ndonjë mënyrë e shmangies së intervenimit të aleancës më të fortë ndaj një shteti evropian, Hoxhis për “Zërin e Amerikës” tha se ka bindjen se ishte e nevojshme një strategji e qëndrueshme.

“Besoj se konkurrenca e fuqive të mëdha eviton konfIiktin e përmasave të mëdha, në periudhë afatgjate kjo do të thotë strategji e qëndrueshme për regjion që përmirëson integrimin ekonomik edhe diplomatik. Me investime konkrete dhe përpjekjet e ShBA-ve, Mbretërisë së Bashkuara, Gjermanisë, Francës ndoshta kanë mund të shmangin intervenimin”, tha ai.

“Secila jetë e pafajshme është tragjedi, asnjë prind nuk do duhej të përjetonte humbjen e fëmijës, andaj na duhet mundësi ekonomike edhe diplomatike për të evituar konfIikteve, në të njëjtën kohë kombet edhe liderët duhet mbrojnë standardet edhe ligjet ndërkombëtare”, tha ai për VOA.

- Advertisement -

Lidhur me armatimin nga Kina edhe Rusia, gjenerali amerikan tha se secili komb është përgjegjës për sigurinë e popullit të vetë, por nuk është i sigurt se Serbia ka kërcënlme.

“Dua të shoh vazhdimin e stërvitjeve dhe mundësinë që forcat serbe dhe ato amerikane dhe aleatëve tjerë të angazhohen në misione humanitare dhe misione paqeruajtëse”, tha ai.

- Advertisement -

“Besoj se shumica e të rinjve në Serbi shikon të ardhmen në të kundërtën e të kaluarës, janë të vetëdijshëm se mundësitë më të mira janë ekonomia, shëndetësia dhe arsimimi me orientim drejtë perëndimit”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit