10.4 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Gjenerali amerikan paralajmëron Serbinë: Po rrezikoni me marrëveshjet me Kinën

Rekomandime

Serbia ka të drejtën sovrane të blejë armë nga Kina apo kujtdo që dëshiron, por pushteti serb duhet të hap sytë e të vendos si t’i shmanget zëvendësimit të një varësie, asaj nga Kremlini, me një tjetër- atë të Partisë Komuniste të kinës, tha gjenerali amerikan Frederick Ben Hodges.

Do të prisja që ministria e mbrojtjes t’i kushtoj vëmendjen e duhur kur bëhet fjalë për konfirmimin e ndërveprimit të sistemeve kineze në kornizën e sistemeve të tyre dhe konceptit të mbrojtjes, po ashtu dhe qëndrueshmërisë, përkatësisht mirëmbajtjes afatgjatë, municionit, trajnimit, [pjesëve rezervë…” tha Hodges për REL.

- Advertisement -

Ai tha se shpreson se qeveria serbe do të bëjë më të mirën për të rinjtë e Serbisë, duke lidhur marrëveshje që do të ju mundësonte marrëveshjet më të mira e me perspektivë në të ardhmen.’

Marrëveshjet me Kinën zakonisht përfshijnë disa rezultate negative, siç është transferi apo vjedhja e teknologjisë, infuzioni i fuqisë punëtore kineze në dëm të punësimit të fuqisë punëtore të nikoqirit, e marrëveshje jashtëzakonisht të pavolitshme të pagesës së borxheve të Kinës’” tha gjenerali amerikan.

Hodges që ka komanduar forcat tokësore amerikane në SHBA në Europë prej 2014’s deri në vitin 2017, tani është bashkëpunëtor i Qendrës për Analizë të Politikave Europiane (CEPA), shtoi gjithashtu se Perëndimi do të duhej të garonte me Kinën duke ofruar kushte më të mira.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit