0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjërat të cilat nuk duhet ti mbani asnjëherë në makinë

Rekomandime

Makinat janë të krijuara për të transportuar, jo për të mbajtur gjëra në të. Mbajtja e sendeve në makinë, nuk është një zgjidhje e mirë, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Këto janë 9 gjërat të cilatt nuk duhet ti mbani në makinë:

1. Ilaçet – Ilaçet, në përgjithësi, duhet të ruhen në temperaturë dhomë, por makinat rrallë mund të kenë temperaturën e dhomës.
Nxehtësia nuk do t’i bëjë ilaçet tuaja të dëmshme, por do i bëjë jo efektive.

2. Pajisjet elektronike-Pajisjet elektronike janë pajisje të shtrenjta, dhe janë shumë të ekspozuara ndaj vjedhjeve. Prandaj asnjëherë mos i harroni në makinë, kompjuterë, celularë, laptopë etj.

- Advertisement -

3. Krem mbrojtës-Në mënyrë ironike, përbërësit aktivë të kremit mbrojtës prishen në nxehtësi të lartë. Duke e lënë në makinë, efekti i saj do të bie. Plus, nxehtësi mund të mundësojë dhe shpërthimin e saj.

4. Shishe me ujë-Shishet plastike kanë kimikate, dhe të ekspozuara në diell do i çlirojnë. Më pas kimikatet do futen në ujin që ju do pini. Mikroorganizmat do sjellin probleme në shëndetin tuaj, për këtë arsye dritare.net sugjeron të mos mbani shishet e ujit në makinë.

- Advertisement -

5. Çantat e krahut-Lënia e çantës ose portofolit në makinë, do të nxisë hajdutët ta vjedhin atë, edhe nëse keni mbyllur dyert dhe keni marrë gjërat e rëndësishme.

6. Syzet-Mos i lini syzet në makinë, por dhe nëse i lini mos i vendosni në një pjesë ku mund të jenë të ekspozuara ndaj diellit. Temperaturat e larta do t’i deformojnë. Gjithashtu, xhamat tërheqin diell, që më pas ndikon negativisht në sy, kur vendosni syzet.

7. Dokumente të rëndësishme-Nëse keni dokumente të rëndësishme që doni t’i postoni, apo janë prioritet në detyrën tuaj, bëni mirë të mos i lini në makinë. Lënia në makinë rrit rrezikun që dikush t’i vjedhë. Është më mirë t’i lini në shtëpi, nëse nuk iu duhen urgjent.

8. Pasaportën-Asnjëherë mos e lini pasaportën në makinë, edhe nëse e keni bezdi ta mbani e vete. Vjedhja e identitetit është shumë më e lehtë të bëhet nga pasaporta.

9. Vera-Vera është një nga pijet që nuk duhet të mbani në makinë. Nëse shishja merr shumë nxehtësi, kontaminon verën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit