12.7 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Gjukanoviq: Qeveria do të shkarkohet në shkurt, zmbrapsëm nacionalizmin serbo-madh

Rekomandime

Procesi i reformimit të Partisë Demokratike Socialiste (DPS) të Malit të Zi duhet të përfundojë në mënyrë që partia t’i përball me sukses sfidat që e presin në periudhën e ardhshme, tha lideri Milo Gjukanoviq, duke shtuar se do të ketë edhe ndryshime në kreun e Qeverisë.

Presidenti malazez, Gjukanoviq tha se është e sigurt që qeveria aktuale do të bëhet e kaluar më 4 shkurt, raporton rtcg.

- Advertisement -

“Gjukanoviq theksoi se ne mund të krenohemi me kontributin që DPS-ja ka dhënë në 18 muajt e fundit në fushën e zhvillimit demokratik të shoqërisë dhe se kemi arritur të zmbrapsim sulmin e nacionalizmit serbomadh dhe gjatë gjithë kohës, dhe nga opozita, të marrë parasysh në mënyrë adekuate interesat shtetërore”, thuhet në deklaratën e DPS-it.

Theksojmë se në muajin shkurt janë paraparë tre seanca parlamentare malazeze – shkarkimi i zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq, shkurtimi i mandatit të Kuvendit dhe e fundit, mocioni i votëbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiq.

Ndryshe, Abazoviq ka pohuar në disa raste se kërkon një qeveri të pakicë ndërsa kohët e fundit po refuzon edhe mbledhjet e thirrura nga Krivokapiq.

- Advertisement -

Ky i fundi tashmë ka nisur shkarkimin e disa zyrtarëve shtetëror dhe ka marrë nën kontroll disa ministri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit