1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjysmën e shtëpive të kosovarëve duhet me i rrxu përtoke

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Paslufte, kosovarët me shtëpitë e rrënuara nga Serbia, vazhaduan me nië stil tjetër, të ndërtojnë ku të munden. E rëndësishme shtëpia të jetë sa më e madhe.

Nevojat u përmbushën qysh disa vjet paslufte, kryesisht me donacione dhe nga diaspora. Por, avazi vazhdoi. Çdokush që kishte tokë, nuk e pa më si tokë bujqësore apo industriale, por vetëm për ndërtim.

Në Kosovë cdo vit po lindin nga 20 mijë fëmijë, ndërsa vdesin afro 10 mijë veta. Pra, shtimi natyror është rreth 10 mijë. Por, cdo vit emigrojnë drejt përendimit rreth 22 mijë veta.

- Advertisement -

Pra, ne tkurremi minimum me 12 mijë përsona, ndërkohe, janë duke u ndërtuar mbi 30 mijë shtëpi e banesa çdo vit.

Edhe paret që kane me u fitu prej tyne deri në 20 vjetet e ardhshme janë të investume aty. Secili i ka bë nga 2 e 3 shtëpi me vlerë kapitale zero, shumica e te cilave jane thatë.

- Advertisement -

Ato të banuarat, janë të palyera e të paizoluara, per ibret. Kjo, sepse ne vend me i ndertu shtepi njekateshe, i ndertojne nga 3 kat e nuk mund ti perballojne, duke i lene 2 kat thate. Familjarët po iu mërdhihen nga ky salltanet, vetëm për ta ngopur synin e për tia shti inatin kojshisë. Mentalitet barbar.

Per ndertimin e tyne, toka bujqesore po shkaterrohet komplet.

Me kete qasje bash asnje mundesi me u zhvillu nuk e kena, pasi secilin cent e kena te bllokume. Ketu duhet nderhy me politika ekonomike. Cdo hapesire mbi 100 metra katrore duhet me e tatu se paku 10 euro per meter. Vetem keshtu ndalet ky hov. Ndryshe, pas 10 vjetesh krejt kane me qene germadha te mbulume prej mykut. Madje, shume prej tyne midis Prishtine.

Politika e taksave do ti zhdukte gjysmën e tyre, pasiqë janë të panevojshme.

Ne kemi nevojë për tokë bujqësore e jo për gërmadha të thata. Qeveria duhet tua vë kusht atyre që ndërtojnë shtëpi që ti izolojnë ato, ngase shëndeti i kosovarëve, sidomos gjatë dimrit është shumë i rrezikuar.

Me këto politika, pos rrallimit, shtëpitë edhe do të zvogëmoheshin si gjithkund në botë, përderisa investimet do të barteshin në biznese, sidomos në industri prodhuese ku kemi nevoja jetike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit