10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Letër Albin Kurtit: Mos i fal!

Rekomandime

Editorial nga Kosova ime

- Advertisement -

Ne e dimë që ti, Albin, nuk ke me na bë me hangër me lugë të dukatit. As jetë luksoze nuk ke me na siguru. Ne besojmë që ke me na ndërtu themelet e një shteti funksional dhe normal. Asi themelesh ku askush nuk e vjedh shtetin dhe nuk na vjedh në emër të tij. Ato themele duhet të jenë edhe të qëndrueshme. Kaq kërkojmë.

Por, për të arritur deri aty, duhet ta mbushësh Dyzin e Dubravën. Nëse evidentohet që dikush ka vjedhur një euro nga shteti apo e ka bërë dallavere sado të vogël duke e shfrytëzu shtetin, mos i fal!

Po u anashkalua qoftë edhe një, ka me qenë problem. Ai që vjedh 1 euro, ma më qejf i vjedh 100 milionë po i erdhi mundësia.

- Advertisement -

Ai që e ka marrë diplomën fallco, e merr në qafë krejt popullin me paditurinë e tij.

Ke me pa lloj lloj nepotizmash që derivojnë nga politika. Ke me pa fakultete ku profesorat janë krejt familjarë mes tyre. Madje janë shefa të njani tjetrit. Mos i fal, largoji krejt sepse aty nis shkatërrimi i arsimit.

- Advertisement -

Fakulteti ku ti i kreve studimet, është në mbyllje. S’ka kuadër pasi profesorët nuk lejuan që të krijohet asnjë që nuk ishte familjar i tyre. Merri nga pensioni e futi në burg, pasi aty ishin studentët më të mirë. E këta zgjodhën shaktërrimin, duke ua mbytur secilën endërr studentëve më të mirë që kishim.

Në Kosovë vlon nepotizmi gjithkund. Për atë asnjë punë s’mund të kryhet si duhet. Mos e fal askënd.

Ke me pa që Kosova nuk ka thaujse asnjë mjek, pasi shumica e tyre janë vetëm biznesmenë. Pjesa më e madhe e tyre shpikin sëmundje për të marrë pare. Punojnë në spital vetëm për ti marrë pacientër në klonikat e ryre private. Ata po e sëmurin krejt popullatën. Prandaj, mos i fal!

Kjo është mënyra e vetme për ta shëruar shëndetësinë.

Ky vend do të ndërtohet vetëm po u vendosën njerëz të pakorruptuar në pozita. Në ato të rëndësishmet, duhet të jenë më meritorët e kështu me radhë.

Këta janë hapa të vegjël në dukje, por gjigant për Kosovën. Prandaj, ndërmerri sa më shpejtë, që të nisim të jetojmë si njerëz normal. Kaq kërkojmë. Të tjerat i arrijmë vetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit