1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Godet profesori i së drejtës: Hashim Thaçi i ka siguruar edhe votat e Kuvendit për mbrojtje nga rrëzimi i Gjykatës Kushtetuese

Rekomandime

“Akti i dekretit tregon se Presidenti, pse vendosi kështu me dekret, është i njëanshëm dhe rastet e çështjeve të tilla nuk e detyrojnë Presidentin në dorëheqje nga detyra e tij presidenciale.

Thjeshtë del se dorëheqja nga detyra e Presidentit është akt moral dhe demokratik, që tregon, nëse dorëhiqet, ka pjekurin politike dhe morale Presidenti, që në aspektin politike është shumë me domethënës se ana juridike.

- Advertisement -

Por, aq sa njihet z. Thaçi, ai nuk dorëhiqet dhe do të vazhdon edhe me tutje detyrën.

Votat në Kuvend tash i ka sepse e ka edhe LDK-në, edhe AAK-në, edhe NISMEN, përveç PDK-së.

Me këto vota po manovron dhe në to është mbështetur kur ka nxjerr dekretin për mandatar nga LDK-ja. Rrëzimin i dekretit është vetëm një humbje formale e Thaçit, Mustafës etj, tash në koalicion.

- Advertisement -

Ai vendim e dërgon vendin në zgjedhje të reja dhe të jashtëzakonshme. Përfundimi i përgjithshëm janë zgjedhjet e reja parlamentare”,thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi.

Muhamet Kelmendi

Edhe nëse Gjykata Kushtetuese, e rrëzon dekretin e Hashim Thaçit për nominimin e Avdullah Hotit për mandatar të formimit të Qeverisë së re, së bashku me LDK-në. AAK-në dhe NISMA, Kuvendi i Kosovës nuk do ta ketë fuqinë për ti kërkuar përgjegjësi me shkarkimin e tijë nga pozita e të parit të shtetit, pasi që ai që në fillim e ka siguruar mbrojtjen në Kuvend.

- Advertisement -

Ndryshe, me Kushtetutë nuk parashihet ndonjë përgjegjësi që e penalizon Presidentin nëse vendimet, dekretet e tij rrezohen nga Kushtetuesja, por gjithçka mbetet në suaza të përgjegjësisë morale e personale.

Në aspektin ligjor e kushtetues nuk ka normë që përcakton për rastet rrëzimit të dekretit të Thaçit për mandatar të ri nga Gjykata Kushtetuese domosdoshmërinë e Presidentit për të dhënë dorëheqje.

Presidenti jep dorëheqje në këto raste vetëm mbi bazën e anës morale, duke u mbështetur në faktin se kështu po shkelë parimin e ruajtjen dhe të kultivimit të unitetit si detyrë kryesore e tij. Po këtu, neni 83 i Kushtetutës, nuk thekson largimi nga detyra dhe dorëheqja e Presidentit.

Largimi nga detyra e Presidentit është caktuar mjaft qartë në Kushtetutën e Republikës.

Në nenin 91, paragrafet 1- 3 janë dhënë një mori rastesh që tregojnë mënyrën dhe domosdoshmërinë e shkarkimit të Presidentit.

Këtu përmendet krimi i rëndë, sëmundjet e rënda që lënë pa e kryer detyrën presidenciale, kërkesën e deputetëve me të dhënat për shkelje kushtetuese, duke shqyrtuar Gjykata Kushtetuese peticionin e shkarkimit”, thotë Muhamet Kelmendi.

Edhe nëse ndonjë subjekt politik parlamentar, inicon procedurën e shkarkimit të tij nga Kuvendi, Kelemdni thotë se këtë nuk arrin ta bëjë pasi që Hashim Thaçi është përkujdesur me kohë që ta siguron shumicën e votave për mbrojte nga shkarkimi, dhe e vetmja pasojë mundë të jetë dërgimi i vendit në zgjedhje të reja.

Akti i dekretit tregon se Presidenti, pse vendosi kështu me dekret, është i njëanshëm dhe rastet e çështjeve të tilla nuk e detyrojnë Presidentin në dorëheqje nga detyra e tij presidenciale.

Thjeshtë del se dorëheqja nga detyra e Presidentit është akt moral dhe demokratik, që tregon, nëse dorëhiqet, ka pjekurin politike dhe morale Presidenti, që në aspektin politike është shumë me domethënës se ana juridike.

Por, aq sa njihet z. Thaçi, ai nuk dorëhiqet dhe do të vazhdon edhe me tutje detyrën.

Votat në Kuvend tash i ka sepse e ka edhe LDK-në, edhe AAK-në, edhe NISMEN, përveç PDK-së. Me këto vota po manovron dhe në to është mbështetur kur ka nxjerr dekretin për mandatar nga LDK-ja.

Rrëzimin i dekretit është vetëm një humbje formale e Thaçit, Mustafës etj, tash në koalicion.

Ai vendim e dërgon vendin në zgjedhje të reja dhe të jashtëzakonshme. Përfundimi i përgjithshëm janë zgjedhjet e reja parlamentare”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit