12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Gruaja nga Prishtina shkrep katër plumba në një aheng, i konfiskohet arma

Rekomandime

Policia ka arrestuar të premten një grua, e cila ka gjuajtur me mjet zjarri në një aheng familjar

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, në rrugën “Fatbardha Gega” në Prishtinë.

- Advertisement -

Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një armë me karikator të zbrazët dhe katër gëzhoja plumbash.

Policia ka bërë të ditur se e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Fatbardha Gega , Prishtinë 13.08.2021-16:25 E dyshuara femër kosovare, në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë me një karikatorë të zbrazët dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt dhe e dyshuara lirohet”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit