16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Haradinaj: Çka janë çu peshë këta të PDK’së

Rekomandime

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pasi deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se mjetet që po grumbullohen për Fondin e Sigurisë nuk duhet që të lejohet të përdoren për Forcën e Sigurisë së Kosovës transmeton Kosova ime.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook tha se nuk po i kupton disa eksponentë të PDK-së që janë kundër Fondit të Ushtrisë.

- Advertisement -

Ai tha se nuk e di nëse po iu pengon forcimi i ushtrisë, apo e kanë problemin me kryeministrin Albin Kurti.

“Çka janë çu peshë disa eksponentë të PDK kundër Fondit të Ushtrisë. S’po e kuptoj ku e kanë hallin.

A po iu pengon forcimi i ushtrisë, a po iu dhimbsen qytetarët që janë të gatshëm ta ndihmojnë ushtrinë e tyre, apo e kan problemin me Albin Kurtin?!

- Advertisement -

Nëse është kjo e fundit, ka hapësirë boll për ta suImuar Albin Kurtin, të cilit edhe ashtu i “ka hup rruga n’oborr”! Pa ushtri s’ka shtet dhe ta ndihmosh ushtrinë e vendit tënd është detyrë patriotike dhe shqiptarët e dijnë më mirë se kushdo tjetër këtë gjë”, shkroi Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit