1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Haradinaj e nderon me medalje zyrtarin e LVV-së që po del kundër Qeverisë

Rekomandime

Ish-kryeministri dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Ramush Haradinaj, e ka nderuar me medalje ish-kandidatin e LVV-së për kryetar të Podujevës, Ajet Poterën, raporton Gazeta Express.

“Sot, me motivacionin për kontribut në çështje kombëtare, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, në shenjë mirënjohje për sakrificën e tij për lirinë e vendit”, shkroi Haradinaj.

- Advertisement -

Ai tha se Potera ishte bashkëluftëtar i tij në luftë.

“Menjëherë pas fillimit të Luftës Çlirimtare, me 17 mars 1998, Ajet Potera u kthye nga mërgimi me grupin e Xhelal Hajdes – Tonit dhe u bë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fati e deshi që Ajeti të plagoset rëndë në Baballoq, si bashkëluftëtar i imi në ZO të Dukagjinit”, ka shkruar Haradinaj.

Së fundmi, Potera është shprehur i pakënaqur me punët dhe sjelljet e Qeverisë aktuale, të cilën e udhëheq shefi i tij në parti, Albin Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit