1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Haradinaj-Kurtit: E ke kuptuar gabim rolin e kryeministrit, po shkon prej gabimi në gabim

Rekomandime

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka folur për zgjedhjet lokale të këtij viti. Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti derisa foli për humbjen e VV’së në disa komuna, përfshirë Prishtinën e Mitrovicën.

Haradinaj thotë se Kurti gaboi në raport me qeverisjen lokale.

- Advertisement -

“Është e vërtetë se deri më tani qasja ka qenë mjaft e rrezikshme. Qeveria Kurti i ka dëmtuar komunat. Kjo është edhe një prej arsyeve pse Kurti ka humb disa komuna të vetat si rasti i Prishtinës ose Mitrovicën, ose Prizrenin”, tha Haradinaj.

“Nuk është krejt faji te kandidatët. Bahtiri dhe Haskuka janë kritikuar shumë por z. Kurti në projekte kapitale. Kurti i ka tërheq projektet kapitale dhe kur i lë komunat pa projekte zhvillimore i dobëson”, thotë Haradinaj.

Haradinaj ka komentuar edhe deklaratat e Kurtit për “mbikëqyrje të komunave”.

- Advertisement -

“Mendoj se është gabim z/Kurti. Këta janë të zgjedhur të popullit direkt, ky s’ka pushtet mbi kryetarët e komunat”, tha Haradinaj në RTK.

“E ka kuptuar gabim rolin e vetë. Po shkon prej gabimi në gabim”, theksoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit