12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Haradinaj ndjek nga afër fjalimin e Trumpit, i thotë disa fjalë

Rekomandime

Haradinaj: Kosova e ka të qartë rrugëtimin, në rresht dhe partneritet me SHBA-të
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova e ka të qartë rrugëtimin, e ky rrugëtim sipas tij është në rresht dhe partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj i cili ndodhet në një vizitë në SHBA tha se ndihet i nderuar që është i ftuar i posaçëm në fjalimin vjetor të Presidentit të SHBA Donald Trump adresuar në sesionin e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, të njohur si State of the Union.

- Advertisement -

I nderuar të jem i ftuar i posaçëm në fjalimin vjetor të Presidentit të SHBA Donald Trump adresuar në sesionin e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, të njohur si State of the Union.

Fjalimi i Presidentit Trump ishte shprehje e qëndrimit se Shtetet e Bashkuara janë lider global në siguri, ekonomi, demokraci dhe progres.

Ky vizion i Presidentit Trump dhe administratës së tij është një siguri dhe shpresë për të gjithë popujt paqedashës dhe shtetet demokratike. Kosova e ka të qartë rrugëtimin, e ky rrugëtim është në rresht dhe partneritet me SHBA. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit