1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hashimi si ëndërr e Gjykatës Kushtetuese!

Rekomandime

Gjykata Kushtetuese tepër sensitive, ka vendosur të ‘tutët’ , e ‘analistët’ po na përgjërojnë të kemi kujdes nga kjo ‘viktimë’ e dhimbshme dhe t’ia respektojmë të ‘drejtat e njeriut’ se s’ka kuptim.

- Advertisement -

Kjo ‘viktima’ e ndjeshme përveç të viktimizohet ka vendosur të bëj edhe spektakël, sepse rastet e presionit që mund t’i paraqes në polici, ka vendosur t’i paraqes në gazeta, për nevoja të thashethemeve.

Gjykata Kushtetuese nëse mund të çlirohet për vete para se ta çlirojë Kosovën nga mafia politike, boll e ka.

Ata janë njerëz, shqiptarë, të emëruar nga PRONTO.
S’kanë pse tutën prej vetvetes.

- Advertisement -

Por, edhe kanë mundësi të pendohen.
Gjë që dyshoj.

Pas vendimit çojini në bjeshkë dikund në ajër të pastër se e meritojnë, kanë hjek shumë, gazep i madh m’i ‘vjedh’ materialet e Gjykatës, pastaj m’i ‘gjet’.

- Advertisement -

Gjykata Kushtetuese që e vjedh historikun e vet, njëmend është ‘sensitive’!

Pa dashur anëtarët e Gjykatës as nuk kishin humbur materialet, as nuk ishin gjetur.

Gjykata Kushtetuese ka probleme me vetveten, dhe dikush duhet të përgjigjet pse e do Hashimin më shumë se Kushtetuetën dhe pse sa herë lypset të interpretohet Kushtetueta, interprerohet Hashimi.

P.S. Hashimi është si ëndërr e Gjykatës Kushtetuese.
Por edhe ëndrrat interpretohen me një marifet, e jo gjithmonë me t’njofshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit