15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Haxhiu: Komisioni i Venecias u thotë PO ndryshimeve në sistemin prokurorial

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka hedhur poshtë raportimet se Komisioni i Venecias është shokuar me iniciativën për ndryshime ligjore në sistemin prokurorial.

Sipas saj këto raportime janë të pavërteta dhe nuk kanë qëllim të mirë.

- Advertisement -

“Ka disa ditë që disa portale, vazhdojnë të raportojnë kinse Komisioni i Venecias është “shokuar” me iniciativën për ndryshime ligjore në sistemin prokurorial dhe Komisioni ka “rrëzuar” këtë iniciativë të filluar nga Ministria e Drejtësisë. Këto dhe raportime të tjera, janë të pavërteta dhe nuk kanë qëllim të mirë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Haxhiu shtoi se Komisioni i Venecias u thotë “Po” këtyre ndryshimeve.

Komisioni i Venecias u thotë “PO” këtyre ndryshimeve. Të premten që shkoi, si Ministre e Drejtësisë e shoqëruar me ekipin tim, kam qenë në seancën plenare të Komisionit në Venedik, me ç’rast edhe njëherë kemi paraqitur argumentet tona se si duhet të bëhet kjo reformë përmes kësaj nisme ligjore. Ministria e Drejtësisë ka pranuar draftin e parë e po ashtu pas komenteve tona mbi draftin e parë, amendamente të reja pas komenteve tona”, ka vazhduar ministrja.

- Advertisement -

Haxhiu tha se opinioni ofron rekomandime për përbërjen e re të KPK dhe lidhur me këtë jep dritën e gjelbër për uljen e numrit të anëtarëve të KPK, nga 13 në 7, po ashtu adreson nevojën për përcaktimin e kritereve shtesë të anëtarëve, ofron rekomandime se si përbërja duhet të jetë e balancuar me anëtarët prokurorë dhe jo-prokurorë, këshillon në procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve dhe gjithashtu ofron rekomandime për mandatin e anëtarëve aktualë, duke ofruar zgjidhje konkrete.

Opinioni do të publikohet në fillim të javës në faqen e Komisionit të Venecias.

- Advertisement -

“Përndryshe ndryshimet e pakos ligjore në fjalë, janë rekomandime që rrjedhin nga Strategjia për Sundimin e Ligjit 2021 – 2026 e cila tashmë ka filluar të implementohet”.

Reforma në sistemin prokurorial sipas Haxhiut, do të ndodhë dhe në përputhje me standardet vendore kushtetuese, rekomandimet e Komisionit të Venecias si dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit