2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Haxhiu pytet për Molliqajn: As që dua të merrem me të, mos ma përmend

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është pyetur për ish-bashkëpartiakun e saj, tani kryetar i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe reagimi i saj ka qenë i shkurtër.

Në emisionin DPT te Fidani, Haxhiu ka thënë se nuk do të merret me Molliqajn.

- Advertisement -

“A bën të lutem mos ma përmend PSD’në…o hiç bre Fidan mos ma përmend Dardan Molliqajn. Dardan Molliqajt edhe PSD’së qytetarët ia kanë tregu vendin”, ka thënë ajo.

Ajo ka kërkuar me insistim që të mos pyetet për Molliqajn e as PSD-në nga gazetari Jupolli.

“Të lutem, nuk jam e interesuar për këtë person. Nuk jam e interesuar me fol për thashethemet e shpifjet e Dardan Molliqajt. Nuk jam e interesuar me u marrë me të”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit