13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Haxhiu: Vaj halli për neve çfarë kryeministri kemi, ishte pjesë e orkestrimit të votës së Haxhi Shalës

Rekomandime

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka deklaruar se kryeministri Avdullah Hoti nuk po i lexon vendimet që po i shkojnë nga ministrat e tij dhe po tenton ta manipulon publikun.

Haxhiu tha se Kosova ka një kryeministër i cili nuk lexon vendimet që i shkojnë në zyrën e tij dhe se “vaj halli për neve” se kush po qeverisë vendin.

- Advertisement -

Ajo çka ishte e turpshme nga kryeministri Hoti ishte se tha se nuk e kam ditur për djalin e Haxhi Shalës, në fakt doli në media që i ka shku (vendimi), e tash çfarë kryeministri kemi ne që nuk lexon as dokumente që i shkojnë vaj halli për neve”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se Hoti po teton të mashtrojë qytetarët duke mos treguar se edhe ai ishte pjesë e planit të Thaçit dhe Haradinajt për sigurimin e votës së Haxhi Shalës për votimin e qeverisë.

Prandaj ai i ka të gjithë ata këshilltarë, nëse ai nuk ka pasur mundësi, pra le të mos shpif dhe mos ta mashtrojë qytetarin sepse vet është pjesë e këtij, kush i ka thënë Hashim Thaçit me i shku Haxhi Shalës në odën e tij pas 12 të natës me Ramush Haradinajn me ia kërku votën Haxhi Shalës, po ky ka qenë pjesë e këtij orkestrimi”, tha Haxhiu në Kanal 10.

- Advertisement -

Haxhiu tha se Vetëvendosje dëshiron zgjedhje të reja dhe vetëm ato rikthejnë legjitimitetin e Qeverisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit