18.7 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Hisen Berisha: PDK sigurt e para por ta thellojmë fitoren mbi 50 për qind

Rekomandime

Hisen Berisha: PDK sigurt e para por ta thellojmë fitoren mbi 50 përqind (VIDEO)

- Advertisement -

18:26, 30 Shtator 2019

Kandidati për deputet nga PDK, Hisen Berisha, ka thënë se nuk janë duke luftuar që ky subjekt politik të dalë si parti e parë në zgjedhje e 6 tetorit.

“Angazhimi im është që ta thellojmë këtë fitore dhe ta nxjerrim si parti me mbi 50 përqind. Nuk është ambicie elektorale por është standard që duhet ta fusim në zgjedhjet tona”, ka thënë Berisha, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

“Kjo duhet ë ndodhë për të mirë të Kosovës sepse vetëm një Qeveri që e ka shumicën mund të qeverisë në mënyrë stabile. Nuk është ambicie elektorale”.

Se PDK është bindshëm parti e parë, Berisha ka thënë se po e sheh nga përkrahja në terren.

- Advertisement -

“ Jam i fascinuar. Kalimi im në PDK ka zhvilluar një zhurmë, ka pasë reagime me teorema të çoroditura të cilat i respektoj. Me kohën do të binden se unë në politikë nuk kam hyrë të mbroj interesa të caktuara që lidhen me personin tim. Interesim im është Kosova”.

Berisha ka folur edhe për partitë tjera kundërshtare – edhe për LDK-së si parti që ka qenë pjesë e saj deri vonë.

“Në listat e LDK ka pasë fëmijë të burrave të mëdhenj që janë vendosur aty për rritje të përqindjes dhe kjo është turp. Janë vendosur aty në mungesë e programit të mirëfilltë”.

“Kemi një shtet që e kemi mik nga koha e Ibrahim Rugova. Çdo lider që bën veprime politike që na largon me Amerikën ai është rreziku i këtij populli dhe këtij vendi”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit