Ish- komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha ka theksuar se Shërbimi Informativ i Kosovës ka punuar të mirën e vendit.
Ai në emisionin “Prime Time” në Kanal 10, ka dhënë një deklaratë bombastike.
Berisha ka theksuar se SHIK-u i ka raportuar Ibrahum Rugovës.
”Isha në Velani te presidenti Rugova. Më thanë me hy me një zyre tjetër, ngase po vinte një delegacion i SHIK-ut. Unë kam dalë nga zyra e Presidentit, dhe kam parë që SHIK-u po hynte te Ibrahim Rugova”, tha ai.