-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Historia e burrit nga Skenderaj që kur ishte 15 vjeç vrau ushtarin rus në Kosovë: Ia mora armën dhe e qëllova

Rekomandime

I dënuari me 25 vite burg për vrasjen e një ushtari rus në Kosovë dhe vepra të tjera është kthyer sërish në Burgun e Dubravës, prej të cilit ishte arratisur disa herë. Por, këtë herë me dëshirën e tij. 36 vjeçari nga Skenderaj është transferuar nga Burgu i Sigurisë së Lartë në atë të Dubravës për të vazhduar shkollimin. Ai gjendet në vuajtje të dënimit që nga janari i 2007’ës, derisa sipas zyrtarëve të SHKK’së, lirimi përfundimtar i tij parashihet të bëhet më 22 shtator 2031.

- Advertisement -

Shkollës së Mesme Teknike në Burgun e Dubravës nga e marta do t’i shtohet edhe një nxënës i ri. Bëhet fjalë për 36 vjeçarin nga Skenderaj, Faton Hajrizi, i cili është i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e një ushtari rus në Kosovë dhe vepra të tjera.

Pas më shumë se gjashtë muajsh pritje, atij i është aprovuar kërkesa për shkollim. Ai është transferuar nga Burgu i Sigurisë së Lartë në atë të Dubravës, për të vazhduar shkollimin që i kishte mbetur në gjysmë kur ishte vënë pas prangave.

Në Shërbimin Korrektues të Kosovës deklarojnë se Hajrizi do t’i ndjek mësimet në Shkollën e Mesme Teknike “Rudina”, që është paralele e ndarë e Shkollës së Mesme Teknike,” Mithat Frashri” në Gurrakoc.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi i ka thënë Gazetës Express se Hajrizi është transferuar nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Dubravë për të vazhduar shkollimin.

“Mësimi i rregullt në Shkollën e Mesme Teknike “ Rudina” në QK Dubravë, paralele e ndarë e Shkollës së Mesme Teknike,” Mithat Frashri” në Gurrakoc, do të filloj me date: 02.09.2019, dhe personi në fjalë do ta filloj shkollimin në Qendrën Korrektuese Dubravë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Në këtë institucion deklarojnë se Hajrizi nuk ka pasur ndonjë shkelje disiplinore gjatë muajve të fundit.

“Personi në fjalë është transferuar nga Burgu i Sigurisë së Lartë në QK Dubravë, pikërisht për vazhdimin e shkollimit. Ka ardhur pa ndonjë shkelje disiplinore në muajt e fundit dhe prej kohës që është transferuar në QK Dubravë vazhdon t`i ketë sjelljet e mira”, thuhet në përgjigjet e SHKK’së drejtuar Gazetës Express.

Ndryshe, shkollimi i të burgosurve është i rregulluar edhe me Ligj. Në bazë të nenit 83, të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, personi i dënuar ka të drejtë në shkollim fillor dhe të mesëm në pajtim me ligjin për arsimin fillor dhe të mesëm, ndërsa sipas Ligjit për Arsim, secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor.

Faton Hajrizi është i dënuar për vrasje. Ai kur i kishte vetëm 15 vjeç kishte vrarë një ushtar rus në Kosovë. Ia kishte marrë armën atij dhe e kishte qëlluar.

Vrasjen kishte thënë se e kishte kryer pasi që ishte ofenduar nga ushtari rus. Kishte shpjeguar se vrasja kishte ndodhur pasi të njëjtin e dëgjoi duke folur në gjuhën serbe, derisa kishte shkuar që ta falënderonte me idenë se ishte ushtar amerikan.

“Unë shkova duke menduar që është ushtar amerikan dhe thash të shkoj ta falënderoj për kontributin në Kosovë. Ai ia nisi me fol serbisht dhe u shtymë me llafe dhe ia mora armën dhe e vrava”, kishte thënë Hajrizi.

Për këtë dhe krime tjera, tash 36 vjeçari nga Skënderaj është i dënuar me 25 vite burgim. Ai është në vuajtje të dënimit për herë të dytë që nga 13 janari i 2007’ës, derisa lirimi përfundimtar i tij parashihet të bëhet më 22 shtator 2031.

Ndryshe, numri i personave që aktualisht gjenden prapa grilave në vuajtje të dënimit shkon në rreth 1 mijë e 600 të burgosur.

Secili prej tyre i kushton buxhetit të shtetit më të varfër në rajon rreth 28 euro në ditë, shifër kjo që deri në fund të vitit arrin në mbi 10 mijë euro.

Ndërsa, sipas një përllogaritjeje për të gjithë të burgosurit, vendi harxhon për një vit më shumë se 15 milionë euro. Ndërsa në tri vjetët e fundit janë shpenzuar afër 45 milionë euro nga kuleta e shtetit për këtë qëllim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit