10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Historike, 14 vjeçarja zbulok molekulën që mund ta mposhtë gripin

Rekomandime

Anika Chebrolu është 14-vjeçarja që po merret me parandalimin e koronavirusit. Ajo është nga Frisco qytet në Teksas, ndërsa së fundmi është shpërblyer me 25 mijë dollarë për punën e saj.

- Advertisement -

Chebrolu ka zhvilluar një molekulë që mund të lidhë dhe parandalojë funksionimin e një proteine specifike të COVID-19, ndërsa ka thënë se fillimisht ideja ishte për mposhtjen e gripit sezonal të dimrit.

“Është diçka emocionuese. Unë akoma po përpiqem të punoj në të”. ka thënë 14-vjeçarja, raporton “Independent”.

Vajza ka bërë me dije se është duke përdorur programe të shumta kompjuterike që i ndihmojnë në identifikimin dhe lidhjen e molekulave me virusin. Ajo thotë se gjyshi i saj e shtynte drejt shkencës.

- Advertisement -

“Ai ishte profesor i kimisë dhe më thoshte çdoherë ta mësoja tabelën e sistemit periodik, dhe t’i mësoja të gjitha gjërat rreth shkencës. Me kalimin e kohës unë u dashurova në të”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit