20.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Hoti: Kosova shkon drejt diktaturës me Albin Kurtin

Rekomandime

Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër nga LDK-ja ka hedhur akuza në drejtim të liderit të VV-së, Albin Kurti.

Ai ka thënë me Kurtin si kryeministër Kosova shkon drejt diktaturës.

- Advertisement -

“Kosova shkon drejt diktaturës me atë njeri, nuk kanë me leju qytetarët”, tha Hoti në Kanal 10.

Ai tha se janë duke komunikuar me krejt qytetarët për siç tha të vërtetën.

“Kjo fushatë do të bëhet me të vërteta”, tha ai.

- Advertisement -

Hoti e ka akuzuar Kurtin edhe për prishje të marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se e ka marrë detyrën kur qeveria ishte e kërcënuar me sanksione dhe tërheqje të trupave nga detyra.

- Advertisement -

Sipas tij, për vetëm pak javë, marrëdhëniet me Amerikën janë kthyer në pikën fillestare, që rezultoi edhe me nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit