1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hoti në Akademinë e Shkencave: Dialogun e udhëheq unë

Rekomandime

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti ka prezantuar sot platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun në Akademinë e Shkencave të dhe Arteve të Kosovës.

Hoti ka thënë se se për kornizën dialoguese e kanë njoftuar edhe opozitën.

- Advertisement -

Kornizë dialoguese që e kemi adoptuar brenda koalicionit dhe e kemi njoftuar opozitën. Atë qe duhet ta kenë të qartë të gjithë, shpallja e pavarësisë është proces i përhershëm për të cilin nuk mund të negociojë askush.

Ka pas situata kur liderët nuk kanë qenë të qartë rreth këtij procesi, janë bërë flluska që nuk janë shkrirë, ndoshta për qëllim të mirë. Pikat e kornizës, jo platformë pasi duhet të negociohet me të gjithë”, ka thënë kryeministri.

Ai, ka theksuar se opozita nuk i është përgjigjur ftesës për bashkëpunim në këtë pjesë, derisa, kryeministri shtoi se ai do të jetë udhëheqës i dilaogut me Serbinë.

- Advertisement -

E kam ftuar opozitën, një pjesë nuk është përgjigjur e një pjesë ka ofruar bashkëpunim por jo konkretisht. Dialogun e udhëheq kryeministri vendit, nuk do të bëj kurrfarë gare me askënd, sepse kompetencat i kam të qarta dhe janë betonuar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Hoti.

Parimi i parë, sipas Hotit, është integriteti territorial i Kosovës që është i panegociueshëm.

- Advertisement -

E dyta: Marrëveshja të sigurojë që organizimi kushtetues i Kosovës i panegociueshëm dhe tre; marrëveshja në frymën e kushtetutës”, tha Hoti.

Sipas Hotit, objektiv është njohja reciproke e përhershme, jo e modelit të dy Gjermanive që siguron ulëse në OKB dhe njohjen e pesë vendeve të BE-së.

Të adresojmë të gjitha çështjet e hapura, të pagjeturit, dëmet e luftës”, tha Hoti.

Hoti gjithashtu ka theksuar se do të themelohet Forumi me liderët politikë, të të gjitha partive politike, ndërkaq brenda Zyrës së kryeministrit do të formohet Këshilli i ekspertëve.

Do të kërkoj nga Kuvendi të themelojë një Komision parlamentar për dialogun të cilin duhet ta udhëheqë opozita. Gjithçka transparente që nuk bisedohet me dyer të mbyllura”, ka thënë kryeministri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit