7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Hoxhaj tregon se çfarë ka biseduar me Thaçin e Veselin: Janë njerëz me karakter të fortë

Rekomandime

Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka treguar se flet shpesh në telefon me Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin të cilët gjendet në Hagë, për shkak se Gjykata Speciale ua ka ngritur aktakuzat.

Ai ka thënë se bisedat që i zhvillon janë të karakterit njerëzor, pra si e kalojnë atje ditën, e jo për politikë.

- Advertisement -

“Kam folë me Thaçin e Veselin, bisedat janë të karakterit njerëzor, si je, si po kaloni ditën, si e keni ushqimin”, ka treguar Hoxhaj në një intervistë për Reporterin.

Ai ka thënë se Veseli e Thaçi kanë karakter të fortë dhe e përballojnë situatën në të cilën gjenden.

“Janë tema që i ndaj me anëtarë të PDK-së, por z.Veseli, z. Thaçi, z. Krasniqi, z. Selimi e të tjerët, janë njerëz me karakter të fortë dhe e përballojnë një situatë të tillë”, ka deklaruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit