0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

“I ka njeh 145 të vrarë në oborr”

Rekomandime

Për muaj të tërë do t’i mbijetonin format më çnjerëzore të torturës. Ndaj tyre ishin përdorur elektroshoku, kërbaçi, uji valë, privimi i gjumit, shpimi i trupit me gozhda e lloj-lloj mjetesh. Shenjat e keqtrajtimeve brutale nuk u janë shlyer nga trupi as pas më shumë se njëzet vjetësh.

- Advertisement -

Foto: Skender Ferizi (majtas) dhe Besim Zymberi para dy vjetësh në dhomën 15 – ku ishte mbajtur Ferizi – në Burgun e Gjilanit, të kthyer në muze. Aty kishin përjetuar torturat më çnjerëzore gjatë procesit gjyqësor më 1998

“Nuk kam mundur të gjej një fjalë të vetme në gjuhë që mundet me përshkru torturën që është ushtruar ndaj nesh”, thotë Besim Zymberi, ish-i burgosur politik. “Por, trupi i njeriut ish më i fortë se mund të merret me mend”, shton me qeshje Zymberi, teksa dëshmon bashkë me Skender Ferizin, gjithashtu ish-i burgosur politik.

Zymberi rrëfen torturat e kryera ndaj tyre e shokëve në burgjet serbe. Ferizi e plotëson herë pas here me ndërhyrje të shkurtra. Zymberi, i cili në shtatorin e vitit 1998 ishte dënuar me 11 vjet burg si pjesë e grupit të Ferizajt prej 28 personash. Njëmbëdhjetë veprimtarë ishin arrestuar më 28 qershor 1998 nën dyshimin “për terrorizëm”.

- Advertisement -

Të dytë i kishin hedhur poshtë akuzat. Ferizi, i cili ishte dënuar me katërmbëdhjetë vjet, njëherësh ishte pjesë e KMLDNJ-së, duke dokumentuar me aparat e kamerë për vite me radhë krimet kundër shqiptarëve të pafajshëm. Ai shpërthekon pullën e këmishës për të treguar shenjën e vidës së ngulur në gjoks nga inspektorët e UDB-së famëzezë të Serbisë. Shenja të ngjashme ka edhe afër kyçit të dorës së majtë dhe në këmbën e majtë, shkruan KOHA. 

Grupi i Ferizajt ishte dënuar me 268 vjet burg. Torturat më të mëdha ndaj tyre ishin ushtruar në burgun e Gjilanit. Ferizi tregon fotografi të shkrepura gjatë vizitës që i kishte bërë dhomës së burgut tashmë të kthyer në muze në qytetin e Anamoravës. Në pranverën e vitit 1999, dy shokët kishin parë me sytë e tyre mbi 150 shqiptarë të vrarë e të masakruar në Burgun e Dubravës nga regjimi i Slobodan Milosheviqit, të cilit mediat ndërkombëtare i referoheshin si “Kasapi i Ballkanit” për orkestrimin e luftërave në ish-Jugosllavi.

- Advertisement -

Grumbullimi nga burgjet e Kosovës e të Serbisë

Në ditën e 19 majit 1999, me dy duart mbështetur në gjunjët e Ferizit ishte Abdullah Tahiri nga Malisheva e Gjilanit, në dhomën 2/31 në Dubravë derisa po bisedonin kur ra pllaka e betontë e tavanit. Tahiri nuk u mbijetoi plagëve të rënda.

Pllaka ua mori jetën në vend dy shokëve të tjerë të dhomës, Enver Topallit dhe Gjok Ndrecës. Bomba e parë e NATO-s kishte rënë në hapësirën ndërmjet dhomës së Ferizit e Zymberit dhe Drejtorisë së Burgut të Dubravës.

Të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë të sjellë – nga 29 prilli deri më 1 maj – nga burgjet e tjera të Kosovës dhe të Serbisë, e kishin pritur se Burgu i Dubravës do të ishte cak i Aleancës Veriatlantike

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit