1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ilaçet natyrale që ulin shtypjen e lartë të gjakut

Rekomandime

Shtypja e lartë e pakontrolluar e gjakut është një brengë serioze shëndetësore. Shtypja e lartë e gjakut prek njësoj si meshkujt po ashtu edhe femrat. Në vijim ju paraqesim disa prej artikujve ushqimorë që ndikojnë në uljen dhe rregullimin e shtypjes së gjakut. Merrni suplemente të hudhrës, që zakonisht mund t’i merrni në formë të pluhurit. Bima e murrizit po ashtu mundet të ndihmojë ta mbani nën kontroll shtypjen e lartë të gjakut nën kontroll.

- Advertisement -

Po ashtu, kujdesuni që vaji i peshkut të ketë pjesë të rregullt në ushqimin tuaj. Ushqimin tuaj furnizojeni me acid folik. Po ashtu, përfshini fruta të freskëta dhe perime, produkte të freskëta me pak yndyrë, fasule dhe me arra. Reduktojeni konsumimin e përgjithshëm të ëmbëlsirave dhe të yndyrave. Rregullojeni konsumimin e ushqimit, duke marrë ushqime të pasura me nivel të lartë të kalciumit, magnezit dhe kaliumit.

Përdorni teknika mendore që ndërlidhen me trupin, ushtroni dhe relaksohuni. Farat e pjekura dhe të ziera të shalqirit ndihmojnë në zgjerimin e enëve dhe arterieve të gjakut, duke rritur qarkullimin e gjakut. Janë edhe disa lloje tjera të ushqimeve që ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut: ujë, rrepë, mjaltë dhe selino.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit