1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ilir Deda largohet zyrtarisht nga Alternativa

Rekomandime

Ilir Deda zyrtarisht është larguar nga Alternativa pasi që kjo e fundit është gati të lidhë koalicion me lëvizjen Vetëvendosje.

- Advertisement -

Konfimimin për largimin e Dedës nga Alternativa e ka konfirmuar në “Imazh” të RTK-së, Mimoza Kusari-Lila, që është bashkëthemeluese e këtij subjekti politik me Dedën.

Ajo ka thënë se Deda i ka njoftuar me shkrim për dorëheqjen me arsyetimin se ai nuk pranon të jetë sërish pjesë e LVV-së, dhe për këtë shkak i ka ndarë rrugët partiake e politik.

Kryetarja e Alternativës Kusari-Lila ka konfirmuar për Gazeta Blic se janë afër marrëveshjes për koalicion me LVV-në i cili pritet te ndodhe shume shpejt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit