1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Infektologu kosovar jep lajmin e mirë: Ngritja e temperaturave ngadalëson përhapjen e Koronavirusit!

Rekomandime

Infektologu Valbon Krasniqi në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur më gjerësisht rreth virusit të rrezikshëm që ka kapluar botën, Koronavirusit.Ai ka theksuar se duhet të jemi të përgatitur sepse secili vend mund të jetë i rrezikuar të preket nga një sëmundje e tillë.“Prania e konfirmimit të rasteve me Koronavirus në vendet evropiane e sidomos shpërthimi epidemik i javëve të fundit në Itali e bën të domosdoshme ngritjen e vigjilencës edhe tek qytetarët gjithashtu edhe tek të gjithë institucionet shëndetësore.Tashmë jemi dëshmitarë se kjo sëmundje ka marrë një hov të zhvillimit të shpejtë dhe sikurse e kemi thënë të gjitha sëmundjet që përcillen në këtë formë është e vështirë të parandalohen dhe secili vend mund të jetë i rrezikuar të preket nga një sëmundje e tillë.

- Advertisement -

Krasniqi ka dhënë një lajm të mirë që mund t’i qetësojë disi qytetarët e frikësuar nga ky virus.Ai ka theksuar se me ngritjen e temperaturave, pritet që të ngadalësohet përhapja e këtij virusi.“Nga ajo që dihet nga Mjekësia është se shumica e viruseve përfshirë edhe familjen e Koronavirusëve në të cilën bën pjesë edhe ky virus nuk i rezistojnë temperaturave të larta. Prandaj është krejtësisht normale të pritet që me rritjen e temperaturave edhe të ngadalësohet përhapja e virusit në masë të madhe.Ne presim megjithatë përhapja e mëtutjeshme të pësojë një ngadalësim”.

Tutje doktori infektolog në QKUK ka rendit masat kryesore që duhet të ndërmarrë gjithsecili për të shmangur infektimin nga ky virus.“Ndër masat më kryesore janë kujdesi ndaj higjienës personale , pra larje sa më e shpeshtë e duarve me ujë të rrjedhshëm dhe me sapun sidomos pas kontaktit dhe përshëndetjeve me njerëz, evitimi i prekjes së gojës, hundës dhe syve me duar, evitimi i prekjes së gjësendeve në ambientet e jashtme kur t’i shohim se janë të kontaminuara, evitimi i kontakteve me persona që veç kanë simptomat e gripit . Ndërgjegjësimi i njerëzve sa i përket kujdesit në higjienën personale duket se po luan rol të madh në ngadalësimin e këtij virusi”

Krasniqi ka thënë se Kosova ka bërë përgatitjet e duhura nëse eventualisht shfaqen raste të tilla edhe tek ne.“Edhe vendet me sistem të avancuar shëndetësor e kanë të vështirë të përballen me mjaft sukses me epideminë kur kemi numër të madh të rasteve. Ne kemi marrë masat për sa na takon neve. Tashmë disa gjëra janë bërë edhe në nivel shtetëror për përballimin e kësaj situate nëse eventualisht prekemi nga një virus i tillë”Koronavirusi po vazhdon të përhapet me hapa të shpejtë në vendet përreth Kosovës.Në Itali numri i viktimave deri tani ka shkuar në 107 dhe qindra të tjerë të infektuar./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit