9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Invazioni rus drejt Ballkanit!? Miliona euro po derdhen drejt Kosovës?!

Rekomandime

Forca motorike e gjithë lëvizjeve ngatërrestare serbe dhe ruse në Ballkan, është Kisha Ortodokse.

Europa dhe perëndimi në vend që të godasë këtë strumbullarë të ideologjive fashiste, veçmas antishqiptare, e ka shpërblyer dhe vazhdon ta shpërblejë madje në dëm të së drejtës, jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të së drejtës ndërkombëtare.

- Advertisement -

Dy qasje kryesore të gabuara e të lejuara, fatkeqësisht dhe të përkrahura nga politika e Kosovës pas vdekjes së Rugovës.

Qasjet e gabuara

Qasja e parë ishte dhënia sa më shumë territore dhe një autonomie, përfshirë atë territoriale, pronave dhe objekteve të Kishës Ortodokse, e cila dominohet 100% nga serbët.

- Advertisement -

Dhe e dyta qasje ishte njohja e trashëgimisë kishtare, e mbijetuar si ortodokse, vetëm si trashëgimi e Kishës Ortodokse Serbe, pavarësisht të kaluarës së tyre, nëse ishin themele ilire, objekte arbërore, apo edhe katolike, shqiptare.

Dihet se manastiret, si ai i Deçanit dhe i Graçanicës, e dokumentuar edhe me foto ishin trashëgimi ortodokse shqiptare, por që kjo bashkësi nuk njihej nga Serbia, dhe shtypej që të identifikohej vetëm si serbe, dhe se shqiptarët e krishterë ishin katolikë! Këto role iu dhanë Kishës Ortodokse si shpërblim për shkak se shiheshin përfaqësuesit ortodoks si viktima.

- Advertisement -

Këto premisa të gabuara, mbi të cilat përfitoi politika ekspansioniste serbe, tashmë po përdoren si leva, për të destabilizuar Ballkanin!

Në një analizë së fundi mediumi i njohur amerikan “Foreign Affairs” (“Çështjet e jashtme”), vlerëson se Moska po i përdor pikërisht lidhjet ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj Ruse, për të ndezur tensione në Ballkan.

“Moska ka nisur operacione informacioni për të ndezur tensionet etnike dhe për të nxitur protesta, për të çimentuar marrëveshjet e armëve, për të përdorur infrastrukturën e energjisë dhe lidhjet e gjata fetare dhe kulturore midis Kishës Ortodokse Ruse dhe Kishës Ortodokse Serbe në avantazhin e saj në rajon”, thuhet në analizë.

Vende shpërthyese

Padiskutueshëm që tashmë Kosova dhe Bosnja po shihen si dy vendet më të rrezikuara për të pasur shpërthim dhune, të nxitura pikërisht nga orekset e pangopura serbo-ruse.

“Vendet më shpërthyese të Ballkanit janë Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina. Edhe pse popullsia e Kosovës është më shumë se 90 për qind shqiptare etnike, serbët e shohin vendin si një atdhe stërgjyshorë që përmban disa nga vendet më të shenjta të Kishës Ortodokse Serbe”.

Pra, edhe nga analiza e këtij mediumi kuptohet se fjala është për një ‘shikim’, pra një iluzion serb, edhe pse se thonë haptazi. Por, këtë iluzion e ushqeu pjesa më e madhe e perëndimit pas luftës në Kosovë, duke i ofruar çdo gjë kishave dhe manastireve serbe, duke e pranuar sjelljen e tyre si viktima, pavarësisht që ata ishin demiurgët e gjenocidit në Kosovë, dhe të përpjekjeve më se dy shekullore për shfarosjen e shqiptarëve në Ballkan.

Ajo, që bën përshtypje më shumë është se analiza arrin në thelbin e problemit, që është ndikimi i Rusisë nëpërmjet kishës ortodokse, gjë që sërish i jep kuptim, analizës sonë se perëndimi ia dha ‘gurin e fuqishëm’ forcës antidemokratike dhe antinjerëzore!

“…Kremlini po e përdor tani Kishën Ortodokse për të destabilizuar vendin dhe më gjerë rajonin. Kisha Ortodokse e Rusisë ka përshkallëzuar mosmarrëveshjet e përsëritura mbi objektet fetare, më së fundi duke shprehur shqetësimin për “fatin e faltoreve të krishtera në Kosovë” pas ndezjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë”.

Kjo na rikujton se ne jemi sërish në fillim të gjërave. Në fillim të betejës së ngritur nga Kisha Ortodokse Serbe në vitet e ’90-ta nga Millosheviçi. Ai e ngriti karrierën politike duke i paraqitur serbët si viktima në Kosovë të trysnisë kinse myslimane, në kohën që vendi ende ndodhej në komunizëm, dhe diktaturat komuniste nuk e njihnin religjionin, pavarësisht që nuk ishte i ndaluar, për dallim nga Shqipëria.

Thirrjet për perëndimin për ndalim të Putinit, që janë njësoj të barabarta me thirrjen tonë të disa javëve më parë, që ishin të ndalohet Rusia, janë shpresë se do të mund të marrim vëmendjen e duhur para se të jetë vonë.

“Ndalimi i Putinit – Është koha e fundit që fuqitë perëndimore të zgjohen nga kërcënimi që ndërhyrja e Rusisë në Ballkan paraqet për interesat e tyre”.

Ndërsa, autorja Ivana Stradner, kërkues shkencore, bën thirrje që NATO-ja ‘t’i japë përparësi de-përshkallëzimit të tensioneve’.

Ajo kërkon luftimin e krimit hibrid, ashtu siç ka bërë në Mal të Zi për ta luftuar ndikimin rus, ‘fushatat e dezinformimit dhe operacionet e tjera të informacionit (rus)’.

Financimi rus në Kosovë

Burime të gazetës “Bota sot”, i kanë dëshmuar se si vetëm për luftimin e një institucioni, nga burime financiare ruse, janë zotuar mbi një milion euro! Ndërsa, ata kanë angazhuar apo përzgjedhur që të financojnë mjaft shpesh edhe njerëz inkompetent, dhe njerëz që nuk mund t’i dinë vërtetë pasojat që mund t’i shkaktojnë duke mbështetur financuesit e projektit!

Prandaj, shfrytëzimi i resurseve perëndimore, BE, NATO, SHBA, janë të vetmet shanse për ta shmangur dhunën!

Ashtu siç ua kujton hulumtuesja amerikane Stradner, duhet të zbatohet edhe urdhri ekzekutiv i Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden për të sanksionuar kërcënuesit e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit