3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

IPK rekomandon suspendimin e pesë policëve

Rekomandime

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) kanë rekomanduar suspendimin e pesë policëve, një rreshteri dhe katër zyrtarëve tjerë – që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative.

Në komunikatën për media thuhet se pesë personat e rekomanduar për suspendim, dyshohet se kanë tejkaluar autorizimet policore gjatë një intervenimi në një lokal në Prizren.

- Advertisement -

IPK, tutje, ka bërë të ditur se kanë hetuar rastin në vazhdimësi.

“Hetuesit kanë pranuar ankesë bazuar në të cilën pretendohet se ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës kurse për rastin e njëjtë sot në media është publikuar një audio- incizim”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë, ndër të tjera, thuhet se IPK-së në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin në fjalë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit