-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ish-presidenti Bush viziton restorantin e refugjatit shqiptar nga Kosova në Teksas

Rekomandime

Jeton Haxhijaj emigroi nga Kosova 18 vjet më parë, gjatë luftës së vitit 1999.

- Advertisement -

Më vonë, ai hapi restorantin “Luigi’s” në Main, McGregor, Teksas, që u shndërrua në një ndalesë të mirë për pica dhe pasta.

Pronari po u shërbente klientëve në një të diele të qetë mbrëma, kur Shërbimi Sekret hyri në lokalin e tij dhe i dha lajmin.

“Thanë se presidenti George W. Bush po vinte në restorantin tuaj”, thotë Haxhijaj.

- Advertisement -

Ai nisi të pastronte rrugën kah hyrja e pasme ku pritej të hynte Presidenti Bush, të rregullonte hapësirën për ushqim dhe i telefonoi gruas së tij që gjendej në shtëpi.

I tha që të merrte një aparat dhe fëmijët dhe të vinin me shpejtësi në restorant.

- Advertisement -

“Është një rast që vjen një herë në jetë”, thotë ai.

Tridhjetë minuta më vonë, Bushi u ul në restorant bashkë me disa miq, dhe porositën ushqimin që përfshiu kallamari, kërpudha e pasta ‘fettuccine alfredo’.

Jetoni thotë se me ish-presidentin zhvilloi një bisedë të lirë dhe tha se ishte shumë i thjeshtë.

“Më tha se ushqimi ishte shumë i mirë dhe i pëlqeu”.

Ish-presidenti amerikan, George W. Bush, ishte i pari që e njohu Kosovën si shtet të pavarur nga Serbia pas konfliktit të gjatë.

Ai po ashtu ka merita për ndihmën që i ka dhënë vendit që të mbijetojë dhe të merr njohje nga pjesë tjera të botës.

Jetoni thotë se nuk e di sigurt se çfarë deshi presidenti në atë kohë në zonën e restorantit të tij, por thotë t’ia ketë bërë me dije se është shumë i lumtur që e ka vizituar.

“Unë dhe familja ime jemi shumë krenarë dhe të nderuar me vizitën e tij në restorantin tonë”, shprehet Haxhijaj.

Gjatë intervistës, Jetoni i drejtohet kamerës dhe thotë “faleminderit” nëse rastësisht presidenti Bush është duke e shikuar, “ për të gjitha që ka bërë dhe për ndihmën që u ka dhënë shqiptarëve në Kosovë”.

Grupi i Bushit mësohet të ketë qëndruar rreth një orë e gjysmë, ku Jetoni shfrytëzoi rastin që me familjen e tij të bënin fotografi me ta, e po ashtu edhe klientët e restorantit.

“Shpresoj që të vijë sërish, në mënyrë që të kem mundësi të flas me të më shumë, të ulem e të ha me të”, qesh Haxhijaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit