Ilir Gashi, ish ushtar i UÇK-së në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” ka shprehur pakënaqësi ndaj qeverive.
Gashi ka thënë se veteranët dhe invalidët asnjëherë nuk janë trajtuar si duhet, ndërkohë sipas tij, politikanët e kanë dëmtuar Iuftën me deklarata skandaIoze.
“Politika e ka dëmtuar Iuftën e UÇK-së, ka suIme prej deputetëve që i ka votuar populli. Për fat të keq edhe ne ish-ushtarët i kemi votuar, këto skena i bëjnë qëllimisht.
Pas Iuftës politikanët tanë është dashtë me bo si Franca që e bëri vettingun dhe tradhtarët i poshtëroi në rrugë. Politikanët afruan shumë tradhtarë e njerëz të pandërgjegjshëm që nuk është dashtë me i afru, kjo është edhe arsyeja pse po urrhemi nga një pjesë e shoqërisë”, ka thënë Gashi në “Dhoma e Rrëfimit”.
Ai ka theksuar se nuk pret shumë as nga qeverisja aktuale.
“Përderisa nuk kanë mundur të bëjnë mrekullira këta të luftës nuk pres as nga qeveria aktuale se do të bëjë diçka”.