1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ish-ushtari i UÇK-së tregon se si e eleminoi një kapiten rus që ta marrë hakun për Mujë Krasniqin

Rekomandime

Ish-ushtari i UÇK-së, Vesel Aruçi, në emisionin Frontal të T7, ka rrëfyer rastin se si e vrau një kapiten për të marrë hakun e Mujë Krasniqit.

Aruci tregoi se mercenarin rus e vrau në kufi gjatë Betejës së Kosharës.

- Advertisement -

“Bile veç një hak që e kam marrë, mercenarin e Rusisë që ma ka pru Zoti me e vra në kufi në Koshare”, është shprehur Aruci.

“Ai ka qenë rasti më i mirë për hakmarrjen e shokëve. E kam pasur rastin, normalisht në bashkëpunim me shokët, por unë e kam pasur afër edhe e kam vra”.

Tutje, ai tha se edhe kryeministri rus e ka përmendur në Kuvendin e Rusisë që është vr*arë nëj kapiten rus.

- Advertisement -

“Kryeministri rus në parlament e ka përmend që na u ka vra një kapiten rus”, ka thënë Aruci.

“Kur me pyeten gazetarët amerikanë çka të ka shty që e ka vra, ju thash me e marrë hakun për Mujë Krasniqin shokut tim Rifat Mziut dhe atyre shokëve që kanë rënë në betejën e Pashtrikut”, shtoi Aruçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit