1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Iu avancua mbesa në ministri, Kokaj: Kush punëson nga VV të afërm, është armiku im

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, e ka kundërshtuar idenë se avancimi i mbesës së tij, Fadile Dyla, në Ministrinë e Arsimit në pozitën e u.d. sekretare është punësim partiak .

- Advertisement -

Kokaj, tutje është shprehur se “kush punëson të afërm nga VV’ja, është armiku im”, duke deklaruar se një ndër arsyet e anëtarësimit në VV është luftimi i korrpsionit.

“Nuk kam pasë kurrfarë ndërhyrje në punësimin e saj. Në qoftë se VV nuk e lufton korrpsionin, unë nuk do jem në asnjë parti. Në qoftë se e marr vesh se dikush nga VV punëson të afërm, ai është armik i imi”, ka deklaruar deputeti i VV’së në Kanal 10.

“Unë jam ai që jam angazhuar me mish e shpirt që të luftohet korrupsioni. Sa i përket mesës sime, Fadile Dyla, ajo është e punësuar në Ministri të Arsimit për më se 20 vite, prandaj unë e kuptova pak përpara. Unë me ju thanë të vërtetën, meqë në situatën e Covid, ne nuk kemi kontaktuar as me vëllain, as me Dilen (Fadile Dyla)”, është sqaruar tutje ai.

- Advertisement -

Gjatë ditës së është se mbesa e deputetit të VV’së është emëruar si u.d. sekretare në MASh. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci e ka emëruar Dylajn në këtë pozitë më 25 maj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit